Përplasen me njëra-tjetrën në unazën e Lushnjes, dy makinat përfundojnë në oborrin e banesës

Një aksident rrugor është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjes, tek kryqëzimi i fabrikës së miellit.

Dy mjete që udhëtonin me shpejtësi paralel në rrugën kryesore janë përplasur njëra me tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese, duke dëmtuar edhe murin rrethues i cili ka zbutur dhe përplasjen e mjeteve.

Mjetit me targa të huaja SG100Y ka goditur dhe marrë para mjetin tip "Benz" me targa AA 250 OC.

Mjetet janë përplasur dhunshëm me njërit-tjetrin dhe për pasojë janë dëmtuar, dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes ndërsa drejtuesi tjetër është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin në oborrin e banesës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po kërkon drejtuesin e mjetit nëpërmjet postblloqeve.