Protesta e 8 janarit, blindohet edhe Kryeministria, Këlliçi: Rama po tregon me simbolikë që Basha është kopje e keqe e tij
Masa jo vetëm te selia blu. Një ditë para protestës edhe dyert e kryeministrisë janë blinduar për të shmangur çdo lloj incidenti.
Deputeti Belind Këlliçi i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini tha zse Rama përems kësaj simbolike do të tregiojë se Basha është një kopje e keqe e tij.
"Kjo është mënyra si ka folur dhe flet Edi Rama, përmes simbolikave. Simbolika që ka zgjedhur sot është për ti treguar shqiptarëve se Basha sot është thjesht një kopje e keqe e Edi Ramës. Sepse edhe blindimin e dyerve dhe zëvendësimin e dyerve e ka marrë nga Edi Rama. Idhulli politik i zotit Basha fatkeqësisht është Edi Rama".
Masa e policisë për protestën i konsideroi normale por i ftoi që më parë të shkojnë të nxjerrin njerëzit e armatosur nga kati i dytë i selisë blu.
"Masat janë normale se është bërë njoftim publik dhe zyrtar për orarin dhe kohëzgjatjen e protestës. Policia do ketë punën e vet. Nëse është e shqetësuar të shkojë të ruajë kryeministrinë, PS. Edi Rama nuk ka punë në PD, ruhet nga demokratët. Nëse janë të shqetesuar të shkojnë tani në selinë e PD dhe të nxjerrin jashtë mercenarët me armë që janë në katin e dytë. Ua kemi çuar policisë së shtetit."
Në deklaratën përmbyllëse, Këlliçi i bëri thirrje Ramës që të shohë punët e veta në PS, duke paralajmëruar se nesër në PD futen demokratët.


