Atentati ndaj Pirolit në Shkodër, provat në makinë identifikuan një nga autorët e dyshuar

Një ditë pas zbulimit të makinës së përdorur në ngjarje, policia e Shkodrës tha se ka identifikuar autorin e plagosjes së Vinçens Pirolit, i kërkuar për vrasje. I dyshuar është shtetasi Arjon Beqiri, ndërkohë që policia ende nuk ka arritur të faktojë motivin e ngjarjes.

Automjeti "BMW X5" që u gjet dhe u u sekuestrua nga policia e Shkodrës një ditë më parë ka zbuluar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes ku mbeti i plagosur Vinçens Piroli, ngjarje e ndodhur me 3 janar 2022.

Policia e Shtetit bëri të ditur se bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Arjon Beqirin, banues në lagjen "Partizani" në Shkodër dhe po punon për kapjen e tij.

Identifikimi i 23-vjeçarit erdhi pas ekzaminimit të kryer nga gjurmët daltiloskopike të gjetura në automjetin e braktisur në lagjen "Kiras" të Shkodrës.

Hetimet kanë zbuluar së Arjon Beqiri kishte marrë më qira makinën në fjalë tek një agjenci ditën e ngjarjes dhe në darkë ai ka shkuar në urën e Bahçallëkut me disa persona të tjerë për tu takuar me Vinçens Pirolin.

Pavarësisht identifikimit me prova të autorit, ende janë të paqarta nga policia shkaqet e plagosjes me tre plumba të 34- vjeçarit.

Në pranga deri më tani ka përfunduar vetë i plagosuri Vinçens Piroli si dhe shoku i tij Marjan Marku, për 2 verpa penale.

Objektivi i atentatit, i cili është person me precedent penal, i akuzuar për një vrasje në Mal të Zi, ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet ku tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.