Dalin dyert e blinduara brenda PD-së, Basha i mohon: Janë thjesht mashtrime. Ironizon fotot: Kemi dhe tanke në bunker

Kreu i PD Lulzim Basha mohoi që zyra e tij të jetë e blinduar.  Në një intervistë për emisionin “Open” Basha tha se bëhet fjalë për ambiente të bodrumeve të selisë, teksa nuk kurseu dhe ironinë.

"Kemi tanke në bunker, helikopter në tarracë dhe snajper! Janë marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen me një lajm të tillë të servirur kur përballen me një pamje reale. Asgjë s’ka ndryshuar në zyrën time mund të vini që nesër në që të pini një kafe, nuk është porta e zyrës së sime, se ç’ndodh në bodrume në tarracë, janë thënë përtej imagjinatës".

Ai tha se janë marrëzira të gjitha pretendimet se po fortifikon selinë blu.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Viti 2022 e ka gjetur Partinë Demokratike me dyer të mbyllura, apo të blinduara, me një oborr të zbrazur. Pamjet e fundit janë të një dere të blinduar që thuhet që  është e zyrës tuaj. Çfarë po ndodh?

Basha: Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. Këto janë të gjitha marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri në Shqipëri, shqiptarët i gjen me një ngjarje të tillë të servirur ndërkohë që ata përballen me probleme reale, rritja e çmimeve, varfëria, ekonomia, papunësia,  emigracioni. Këto janë problemet e atyre që na ndjekin në këto momente dhe jo përpjekja e një njeriu për të marrë peng Partinë Demokratike, për ta kthyer atë në një bunker për të instrumentalizuar demokratët e  dëshpëruar nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për t’i përdorur si mish për top për interesat e tij. Ndërsa të tjerat janë thjesht manipulime. Asgjë s’ka ndryshuar, në zyrën time mund të vini që nesër për një kafe ta shikoni që është e njëjta që ka qenë.

Pyetje: Kjo foto që ka dalë në media nuk është reale? Pra thuhet që kjo portë e blinduar është e zyrës tuaj.

Basha: Jo, nuk është porta e zyrës time, se nga zyra ime sapo dola dhe mund tl vish nesër ta verifikosh. Pastaj se çfarë ndodh në podrumet e Partisë Demokratike, çfarë ndodh në tarraacën e Partisë Demokratike, ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar të çdokujt. Arsyeja është fare e thjeshtë, krijohet ideja, pra imazhi që Sali Berisha ka faktikisht për Partinë Demokratike, ta kthejë  atë në një bunker për interesat e veta. Partia Demokratike, në fakt, ka një tjetër interes, të jetë e hapur për të gjithë demokratët, çor kurrë mos të kthehet në një bunker për interesat e një njeriu të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shoqëruar nga të tjerë non-grata që duan ta përdorin shtëpinë e lirisë për interesat e tyre personale, aq më keq për hallet e tyre personale, në raport me non-gratat apo në raport me drejtësinë.

Pyetje: E kuptoj. Mbështetësit e zotit Berisha gjithësesi thonë që ju po fortifikoni Partinë Demokratike, selinë e Partisë Demokratike, që mos lejoni aty hyrjen e mbështetësve të Sali Berishës dhe Berishës vetë. Ka të vërtetë në këtë gjë?

Basha: Tani më dëgjoni, edhe nëse Salo Berisha do të ishte sot kryetar i Partisë Demokratike, edhe po të mos kishte mure Partia Demokratike, prap ai do të ishte njeriu më i vetëm, sepse demokratët e kanë kuptuar, e kanë kuptuar. Shikoni, para dy ditësh apo para tre ditësh, në qoftë se nuk gabohem, kam takuar një demokrat nga Tropoja, i cili më tha që në fillim tha kur filloi, pak a shumë domethënë në qoftë se e perifrazoj ashtu siç duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se nuk e perifrazoj tamam siç ma tha, mu duk tha se po i bini në qafë Sali Berishës, pastaj e kuptova që ky njeri ka një hall, kishte një hall, një hall shumë të madh. Dhe kjo është historia e qondra demokratëve, të cilët u nisën me të vërtetë duke dëgjuar një retorikë, që u nis për demokratizimin e Partisë Demokratike, e për shumë e shumë parime të tjera dhe përfundoi si një betejë, ashtu siç Sali Berisha premtoi që nuk do ta bënte, por që në fakt e bëri, një e besë e thyer me demokratët. Dhe në qoftë se ka një besë të thyer është besa e dhënë nga Sali Berisha që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në betejën e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi qeveria Amerikane e shpalli non-grata dhe tani ajo që shikoni dhe që do vazhdoni të shikoni në ditët e ardhshme është fundi i palavdishëm i kësaj lëvizje, e cila në thelb do të shkatërrojë Partinë Demokratike si një institucion demokratik me rregulla, të cilat garantojnë funksionimin demokratik të partisë, ta zhvendosë nga misioni që është përballja me regjimin e Edi Ramës në të gjitha rrafshet, në rrafshin politik, në rrafshin e masakrës zgjedhore, në rrafshin parlamentar, në rrafshin ekonomik, në rrafshin e një përditshmërisë dhe ta kthejë në një strehë, në një mburojë për non-gratën që i është shpallur atij dhe për njerëzit që e rrethojnë.

Ai ishte një show për të treguar se gjoja Partia Demokratike tani qenka një bunker, kur në fakt janë ata një pakicë absolute që po përpiqen ta kthejnë Partinë Demokratike në bunger. Ndërkohë që Partia Demokratike nuk do të bëhet bunker as për hallet e Sali Berishës, as të atyre që e shoqërojnë dhe që kanë probleme të ngjashme apo dhe më të rënda. Sigurisht ka mes tyre shumë demokratë të cilët janë të zhgënjyer, të dëshpëruar nga masakra zgjedhore. Ata janë meraku im. Kurse për këta që bëjnë shfaqje, këta në radhë të parë duhet të vijnë në Parlament duhet të bëjnë detyrën për të cilën i kanë votuar demokratët, se kanë 4 muaj që s’kanë parë derën e Parlamentit. Këta duhet të shkojnë në zonë të qajnë hallet e njerëzve. Janë kthyer në tubë oksigjeni për Edi Ramën, se edhe sot, edhe dje kanë plasur skandale të tjera. Ka plasur skandali që vërteton që Patronazhistët janë një sistem kontrolli i partisë shtet.

Pyetje: A mund të vijnë në seli është çështja? Se problemi është që s’po futen dot në selinë e tyre.

Basha: S’është e vërtetë. S’është fare e vërtetë. Çdokush që është një funksionar i Partisë Demokratike apo çdo demokrat që ka punë në Partinë Demokratike, sipas rregullave të institucionit mund të futet në Partinë Demokratike. Nga ana tjetër po, po bëhen punime. Ka pasur ndryshime strukturore, janë shtuar sekretariatet, Komisionet e Këshillit Kombëtar do të fillojnë së shpejti funksionimin. Siç thuhet në gjuhën popullore, ka tulla dhe llaç dhe për këtë arsye janë marrë dhe masa të devijimit të hyrje daljeve. Po gjithë kjo xhalo, po e përsëris dhe një herë, po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga 2 fakte kryesore.

E para, që kemi të bëjmë me një lëvizje që ka synim kryesor ta shkatërrojë PD-në, që një institucion si familje me rregulla, për një familje demokratike, e cila i shërben demokratëve dhe jo halleve të një personi dhe së dyti, ta zhvendos tërësisht vëmendjen nga skandalet qeveritare, duke i bërë kështu shërbimin më të mirë Edi Ramës dhe dëmin më të madh Partisë Demokratike dhe interesit publik të shqiptarëve.

Pyetje: Ku do të jeni më 8 janar ora 12:00?

Basha: Në zyrën time.

Pyetja: Çfarë do të ndodhë në seli më 8 janar?

Basha: E përditshmja.