Deputeti i Kukësit: Në 8 janar nuk do të ndodhë asgjë, PD nuk është parti e ultimatumeve dhe dhunës
Deputeti, Flamur Hoxha, në një intervistë për Ora News për gazetaren Matilda Mcini thotë se në 8 janar nuk do të ndodhë asgjë në PD.
Duke mohuar akuzat e Berishës për bunkerizim të PD, ai thotë se ishte pikërisht ai që tentoi të bëjë diçka të tillë me partinë.
"PD nuk është e bunkerizuar, është lëvizja që nisi pas datës 9 shtator që kërkoi ta bëjë PD një bunker për një vendim non grata që u mor nga SHBA. Është lëvizje që në këto muaj ka sjellë një klimë destruktive të anëtarësisë dhe partisë dhe kjo është e kaluar. Në datë 8 janar nuk do të ndodhë asgjë, PD nuk është parti e ultimatumeve dhe dhunës. PD është në funksion. Po bëhen punime që i shërbejnë organizimit të ambjenteve të brendshme të PD".
Ai nënvizoi se grupi nismëtar po kërkon ta shkatërrojë PD.
"Ju mendoni se PD do të funksionojë sipas dëshirave të një grupi nismëtar? Në shtëpinë time ka rregulla dhe rregullat i ka përcaktuar statuti".

