Olli: Kryetar i PD-së aktual Basha, por Berisha ka shumicën e partisë, palët drejt konfrontimit

Në një intervistë për Ora News, demokrati Leonard Olli u shpreh se situatë në PD po shkon drejt një përplasjeje, që nuk është se ka rëndësi në vetvete.

Ai tha se vizita e zv ambasadorit amerikan në selinë e PD-së në një pikëpamje të parë sigurisht që vjen si një mbështetje për Bashën.

Olli: Situatë në PD po shkon drejt një përplasjeje, që nuk është se ka rëndësi në vetvete. Ajo që e bën situatën anormale nuk është vetëm ashpërsimi i toneve, por rritja e akuzave të ndërsjellta. Një grup i madh demokratët ka një pretendim që përfaqësohen nga Berisha, si dhe një grup tjetër që ëhstë nënë ndikimin e Berishës. Vizita e zv. ambasadorit amerikan sot sigurisht që ka lidhje me situatën në PD dhe atë që pritet të ndodhë në 8 janar.

Kjo në pikëpamje të parë sigurisht që vjen si një mbështetje për Bashën. Palët nuk i kanë njohur vendimet dhe votimet e njëra-tjetrës. Nëse shkojmë në gjykatë në këtë moment nga KQZ apo ndonjë institucion tjetër, gjykata do të përgjigjet se drejtuesi i partisë është Lulzim Basha. Partia uk ka njohur tjetër kryetar, sepse nëse ndryshohet kryetari kjo reflektohet me një vendim në gjykatë.

Olli shtoi se ata që mbështetin Berishën, ose që duan që të largohet Basha janë shumicë dërrmuese në PD momentalisht.

Olli: Ne e dimë se në terren situata është shumë më ndryshe. Drejtuesi formal është në minorancë. Ndërsa ata që mbështetin Berishës, ose që duan që të largohet Basha janë shumicë dërrmuese. PD po mbyllet në fakt. Ata janë të bindur se do të tentohet që të futen brenda në 8 janar, për shkak edhe të një ultimatumi që është dhënë. Palët do të shkojnë drejt një konfrontimi, që unë nuk e di se në çfarë pike do të shkojë.