Partneri ideal për Dajanën/Çuna, pa këto karakteristika, as mos mendoni t'i afroheni

Si duhet të jetë partneri ideal për Dajanën? Buzëqeshja është gjëja e parë që ajo shikon te një mashkull, ndërsa karakteri i tij duhet të jetë se s'bën protektiv (mbrojtës) ndaj saj. Po të tjera karakteristika si duhet të jenë? Zbulojeni dhe mbani vesh!

Dajana: Partneri im ideal? Gjëja e parë që shikoj te një mashkull është buzëqeshja, madje e kam fiksim fare këtë pjesë. Duhet ta ketë buzëqeshjen shumë të bukur. Së dyti, nga ana fizike, pjesa e qafës së tij të jetë e trashë dhe e bukur e t’i lidhet me shpatullat. Ka që e kanë edhe natyrale këtë gjë, sidomos veriorët të jem e sinqertë. Përveç kësaj, si karakter e dua protektiv që të jetë aty për mua në të mirë dhe në të keq. Dua të më mbrojë! Kaq kisha.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live në RTV Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: