Ja si është emri i vërtetë i Beatrixës nga BBV

Betarix Ramosaj është një  ndër banoret e shtëpisë së Big Brother Vip Albania që është përfolur më së shumti, për shkak të historisë romantike, që krijoi me aktorin, Donald Veshaj, brenda shtëpisë.

Por cili është emri i vërtetë i Trixës?

Së fundmi emisioni “n’ZOOM” ka bërë të ditur se emri i vërtetë i Beatrixës, është Behgjie Ramosaj dhe se është me origjinë nga Llapashtica e Komunës së Prishtinës, citon Klan Kosova.

Beatrix Ramosaj është  e njohur për publikun e Shqipërisë dhe Kosovë jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në shtëpinë e BBV por edhe për këngët e saj.

Një ndër këngët e saj më të njohura për publikun shqiptar është kënga "Pa ndjenjë", që numëron mbi 1.3 milionë klikime në Youtube.