Arbër Resmja, kuzhinieri shqiptar që gatuan në Ibiza për Robert de Niro, Johny Deep, Messi e Suárez

Arbër Resmja është një tjetër shqiptar që na bën krenarë jashtë kufijve tanë. Ai është një ndër më të njohurit në fushën e kulinarisë, i cili jeton prej 16 vitesh në Ibiza të Suedisë. Për të folur më shumë rreth tij dhe karrierës, Resmja ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora.

Ai u shpreh se kurrë nuk e kishte menduar kur ishte në Shqipëri se do të ushtronte një ditë këtë profesion, kuzhinën. Por, me kalimin e kohës ai jo vetëm që e ushtroi, por u dashurua pas saj.

“Fillova si ndihmës kuzhinier, si larës pjatash, etj. Më pas arrita të bëhesha kuzhinier, edhe shef kuzhine. Në Shqipëri nuk e kisha menduar kurrë se do e ushtroja këtë profesion. Gjithmonë kam kërkuar më shumë nga vetja, është ajo konkurrenca që të shtynë të ecësh përpara”.

Resmaj, listoi një sërë emrash të njohur në rang botëror që u ka shërbyer, si në fushën e sportit, artit, etj.

“Unë di orën kur hyjë në kuzhinë, dhe pastaj nuk di orën kur dal. Është pak e lodhshme, por në fund të ditës është kënaqësi. Gjatë punës u kam shërbyer një sërë personazhesh të njohur me famë botërore, si: Robert de Niro,johny Deep,Michael Shumacher, Messi, Suárez, Jorge Lorenzo, ,Princi I Quatar,Mbreti y Arabis Saudite, etj”, u shpreh Resmja.

“Është ai presioni që janë njerëz të famshëm, por në përgjithësi ushqimi kërkon të njëjtin seriozitet dhe përkujdesi. Edhe këtu në Spanjë praktikohen ushqime të ndryshme në bazë të festive që janë. Për shembull në ndërrimin e viteve kemi shumë konsumimin e mishit, ndërsa në festa të tjera mund të kemi konsumimin e peshkut”, tha ndër të tjera Resmja.

Në përfundim të intervistës, Resmaj u shpreh se “ajo që më mban me mendjen mbrapa për t’u kthyer në Shqipëri janë prindërit”.