Me temperaturë 38 dhe dhimbje trupi, Armina Mevlani tregon si po kalon e Covid-in

Blogerja e njohur dhe njëkohësisht partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka ndarë vetë Armina nëpërmjet videove dhe fotove në Instagram.

Armina ndodhet e izoluar në shtëpi prej 7 ditësh. Përmes videove ajo u tregon ndjekësve eksperiencën e saj me Covid, duke u dhënë edhe këshilla nga përvoja e saj personale.

Armina thotë se ditët e para kishte dhimbje trupi dhe shpine, ndërsa temperatura  i ka shkuar deri në 38 gradë.

"Nuk e kisha kaluar Covid-in edhe pse kam udhëtuar shumë, çuditërisht e mora tani. Ditët e para kisha shumë dhimbje trupi , pastaj temperatura më ka shkuar deri në 38. Kam dhimbje trupi të shpinës. Mundohem të pi sa më shumë vitamina. Dhimbjet e trupit më bezdisin më shumë. Me energjinë nuk jam keq. Nuk ja kam ngjitur askujt", thotë Armina në videot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram.

Me temperaturë 38 dhe dhimbje trupi, Armina Mevlani tregon si po kalon  e

Me temperaturë 38 dhe dhimbje trupi, Armina Mevlani tregon si po kalon  e