Ja përse Lulit i duhet një partner aktiv në jetë

Po partneri ideal për Lulin? E kemi dëgjuar shpesh të flasë në lidhje me këtë temë, por mesa duket vështirë të gjejmë një pretendent me karakteristikat që Luli kërkon. Sipas saj, në ditët e sotme nuk ka më dashuri, pasi të gjithë po drejtohen drejt lekut dhe mirëqenies ekonomike. Po ju, ndani të njejtin mendim me Lulin?

Dajana: Cili është partneri yt ideal Luli?

Luli: E dua të gjatë, të palestruar ku çdo ditë të merret me aktivitete sportive. Patjetër edhe i zgjuar, por me sens humori se dua të më bëjë të qesh. Për të gatuar e gjëra të tilla nuk kam fare pretendime. Pra të jetë energjik, të ketë sens humori tërë kohës e madje të kërcejë si mua.Por, që të ketë dashuri, duhet të gënjejmë veten, sepse janë shuar ndjenjat tani. Vetëm prindërit tanë kanë patur dashuri të sinqertë, ndërsa brezi i ri ka ndryshuar, sepse të gjithë janë të fokusuar te paraja dhe mirëqenia ekonomike. Shikoj që ndjenjat mes të rinjve po shuhen të them të drejtën.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live në RTV Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: