Një “Lamtumirë” nga Elita 5 - Kujt i dedikohet kjo fjalë?

Arif Ziberi, vokalisti i grupit legjendar të muzikës shqiptare Elita 5 na foli më shumë rreth këngës “Lamtumirë”. Por, kujt i dedikohet "lamtumira" e Elita 5?

Dajana: Kujt mund t’i thotë lamtumirë Arifi dhe Elita 5 se po na lindin edhe dyshime tani?

Arif: Kjo këngë ka disa vite që është publikuar dhe e kemi publikuar së fundmi dhe gjatë pandemisë ne vendosëm t’a risillnim edhe njëherë për publikun. Erdhëm me një baladë dhe i vendosëm titullin “Lamtumirë”. Nuk ka një domethënie, por mendoj se lamtumirë duhet t’i themi kësaj së keqe që po kalojmë dhe e kaploi të gjithë botën.

Dajana: Arif plot 33 vite nga grupi Elita 5. Nëse do të kërkoja të ma përshkruaje me tre fjali të gjithë eksperiencën, çfarë do më thoje?

Arif: Ka qenë një rrugëtim i vështirë. Ne kemi qenë që në fillim të gjithë grupi bashkë duke praktikuar këngë të ndryshme e më pas duke u formuar si një grup i mirëfilltë. Me vullnetin e madhe dhe me dëshirën për muzikë, ne ia kemi arritur dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë gjatë gjithë këtyre viteve.

D-Night një program nga Dajana Shabani në Rtv Ora live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: