Festivali i Eurovisionit, Arif Ziberi: Ja pse do e refuzoj gjithmonë

Vokalisti i grupit muzikor "Elita 5", Arif Ziberi ka treguar, në emisionin "D-Night"  arsyet se përse nuk do të merrte kurrë pjesë në Eurovision. Ja çfarë thotë ai:

Dajana: Arif nuk iu kemi parë asnjëherë të merrni pjesë në ndonjë kompeticion apo festival. Pse kjo zgjedhje?

Arif: Që në fillim e kemi diskutuar me grupin këtë pjesë dhe ne nuk jemi grupi i festivaleve dhe i qëndrojmë besnik asaj fjale. Ne jemi grup i koncerteve dhe besoj kështu do të jemi edhe në të ardhmen tonë. Kemi pasur kërkesa edhe për në Eurovision, por dihen politikat që bëhen aty dhe ne nuk duam që ta dështojmë publikun tonë. Ne i druhemi edhe një gabimi të vogël dhe kështu do t’i ngelemi besnik këngëve dhe publikut tonë. Madje, edhe nëse ma ofrojnë pa konkurrencë nuk do ta pranoja asnjëherë aq më tepër në këtë moshë.

Dajana: Qëndrojmë pak te festivali i këngës në RTSH. Dua një mendim tëndin dhe një koment si profesionist.

Arif: Të them të drejtën kam qenë në turne jashtë dhe nuk e kam ndjekur shumë. Madje nuk e di as kush ka qenë konkurrent dhe se çfarë kualiteti apo këngësh kanë qenë pjesëmarrëse.

D-Night një program nga Dajana Shabani në Rtv Ora live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: