Ekskluzive/ "Elita 5" prish pushimet për D-Night

Padyshim që grupi “Elita 5” është ndër grupet më të preferuara për shumicën e publikut.

Sa herë që vijnë me një projekt të ri muzikor apo kanë një koncert për të dhënë, audienca është on top e fokusuar për të dëgjuar këngë cilësore dhe me përmbajtje. 

Bëhen plotë 33 vite nga grupi legjendar i muzikës “Elita 5” të cilët nuk u ndalën asnjëherë për të sjellë muzikë të mirë për të gjithë. 

Mbrëmë në D-Night kishim në një lidhje me Skype vokalistin e grupit Arif Ziberi, ku së fundmi ka publikuar edhe këngën “Lamtumirë”

Dajana: Arif mirëmbrëma, jam shumë e lumtur që të kam sonte dhe faleminderit që je një ndjekës I emisionit e mbi të gjitha ke prishur pushimet e tua për të qenë sonte me ne.

Arif: Ju falenderoj unë ju për ftesën dhe padyshim e pranova me kënaqësi të madhe. Jeni shumë të mirë!

Dajana: Nga po e bëjmë lidhjen ne këto momente?

Arif: Unë jam me pushime në mal dhe kam ardhur në një qendër skiimi në lartësinë mbi 1800m. Me energji të mëdha për 2022 dhe projektet që e presin Elita 5.

Festat i kaluam shumë mirë, ishim edhe në Zvicër për Krishtlindje së bashku me grupin e tashmë pas shumë vitesh vitin e ri Po e kalojmë secili me familjen e tij.

D-Night një program nga Dajana Shabani në Rtv Ora live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: