E besoni apo jo, Genardit, vetëm një grua e tillë mund t’i ndryshojë jetën
Mbrëmja e së mërkurës në D-Night ishtë me të vërtetë një show tepër argëtues. Tema e përzgjedhur, partneri/ja ideal për ju ngjalli reagime të shumta në studio, ku Genardi kishte disa kërkesa specifike për gruan e tij të ardhshme, madje disa prej tyre i kalonin pritshmëritë e shumë të rinjve të tjerë që jemi mësuar të dëgjojmë zakonisht.
Dajana: Cila është partnerja jote ideale Genard?
Genard: E dua me inteligjencë emocionale shumë të lartë, madje edhe me IQ shumë të lartë inteligjence. Ndër të tjera të jetë një lidere e mirë, udhëheqëse e zonja në fushën që ajo preferon. Ka shumë lloje lidershipesh dhe më saktë e dua të jetë transformation lideship që t’i eci fjala dhe të transformojë jetën e njerëzve.
Dajana: Pra ti e do tamam një lider të vërtetë?
Genard: Po, të jetë lidere në çdo fushë. Për shembull, fillon fillon vallja për t’u kërcyer, ajo duhet të jetë e para që merr vallen. Të gatuajë gjëra të mira, të jetë e bukur si mamaja ime
Dajana: Preferon më shumë brunet apo biondet?
Genard: Nuk ka rëndësi, mjafton të ketë zemrën e mirë, por brunet më kanë pëlqyer gjithmonë të them të drejtën.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live në RTV Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: