S'ka më "luftë"/ Noizy dhe Stresi i japin fund armiqësisë, pajtohen në Instagram, shikoni videon

Noizy dhe Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë. Lajmin e kanë njoftuar vetë reperët, nëpërmjet një video live në Instagram.

Në komunikimin e përbashkët në video, dy këngëtarët thanë se do të mbledhin fitimet nga këngët e tyre dhe do bëjnë bamirësi.

Stresi u përshëndet me Noizyn në  live ku dhe siç e do tradita, pyetën për familjet e njëri-tjetrit. Të dy duken te qetë teksa flasin me shumë respekt për njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër miku i tyre i përbashkët dhe shokët që ishin prezent nuk e fshehën entuziasmin duke brohoritur për te dy artistët.

Fansat e tyre po ashtu ndryshuan sjellje duke hapur dhe fanpage Stresi -Noizy ku shumë prej tyre kanë ruajtur edhe momente nga video live.

Armiqësia mes dy reperëve ka pasur si shkak kryesor konkurrencën në tregun muzikor.