Mbipesha nga festat, si të normalizojmë organizmin, Kalleshi: Supra, lëngje dhe vrap

Këtë pasdite në emisionin “Jeto me orën” në RTV Ora ishte e ftuar dieotologia Anila Kalleshi. Për të diskutuar mbi ushqimin dhe sesi t’i rikthehemi normalitetit të ushqyerjes pas abuzimit me të në kohë festash. Kalleshi u shpreh se njerëzit duhet të tregojnë kujdes gjatë ushqyerjes, sipas saj duhet të konsumojn sa më shumë perime, fruta, etj.

Ajo gjithashtu theksoi se gjatë kohës së festave njerëzit më së shumti kanë qëndruar në shtëpi, ku sipas saj është e domosdoshme që të bëjnë aktivitete sportive, qoftë dhe vetëm ecje në këmbë apo biçikletë.

“Duke qenë se festat janë të përvitshme, dhe  këshillat sesi të ushqehemi vijnë gjithmonë përpara festës së Krishtlindjeve. Në këtë fundvit, vijmë fill pas disa periudhave të vështira, ku njerëzit ndihen në ankth, stres etj. Në këtë mënyrë duhet të tregojmë kujdes edhe në ushqyerje, çdokush duhet të tregojë kujdes. Në këtë kontekst them se njerëzit duhet ta din vlerën dhe të tregojnë kujdes për të. Në këtë festë trupin tonë e kemi mbingarkuar, si me ëmbëlsira, krip, etj. Duke pasur parasysh se pjesën më të madhe të ditës e kemi kaluar brenda në shtëpi. Në këtë kontekst, unë do të këshilloja aktivitetin fizik, ecjen në këmbë. Do sugjeroja të vazhdojnë një regjim ushqimorë. Të konsumojnë sa më shumë perime dhe fruta të stinës”, u shpreh dietologia Kalleshi.

Ndërkohë, më pas ajo përmendi si të domosdoshëm edhe konsumimin e sa më shumë ujë gjatë ditës, si dhe konsumimin e smuthit, suprave etj.

“Konsumimi i sa më shumë i lëngjeve, ujit do të shërbente për kthimin në normalitet të trupit. Gjithashtu përgatitja dhe konsumi i smuthit, është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë në këtë periudhë pas festave. Konsumimi suprave gjithashtu është shumë i domosdoshëm”,  tha ndër të tjera ajo.