Rëndohen shifrat e Covid në Itali: 189,109 raste të reja dhe 231 vdekje në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2022, 18:26
Në Itali janë 189.109 raste të reja me koronavirus pas 1.094.255 tampone të kryera.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 231 vdekje të tjera (krahasuar me 259 të mërkurën).
Ndërsa 1,428 pacientë (+36 ditën e sotme) janë të shtruar në terapi intensive, ndërsa 33,037 janë shëruar.
Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 13364 persona ose 452 më shumë se një ditë më parë.
Nga ana tjetër, aktualisht janë 1,265,297 qytetarë pozitivë me Covid në Itali, 140,245 më shumë se të martën.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve është 6,566,947 dhe 138,045 vdekje. Të shëruarit janë 5,163,605.
