Talibanët urdhërojnë tu hiqet koka manekinëve/ Shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2022, 14:27
Talibanët kanë urdhëruar shitësit e dyqaneve në perëndim të Afganistanit tu presin kokën manekinëve, duke pretenduar se figurat me përmasa reale të jetës thyejnë ligjet e islamit shkruan Al Jazeera.
Një videoklip ku duken burrat që ia presin me sharrë kokën manekineve është bërë virale.
Që nga kthimi në pushtet në gusht 2021, taiebanët kanë imponuar gjithnjë e më shumë interpretimin e tyre të ligjit islam, duke kufizuar ashpër liritë, veçanërisht të grave dhe vajzave.
"Ne i kemi urdhëruar shitësit të presin kokat e manekinëve pasi kjo është kundër ligjit (islamik) të Sheriatit," citohet të ketë thënë Aziz Rahman, kreu i Ministrisë për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve në qytetin e Heratit shkruan AFP
