Rritet çmimi i gazit, përleshje me protestuesve dhe policisë në Kazakistan

Rritja e çmimit të gazit ka shkaktuar protesta të dhunshme dhe trazira në Kazakistan.

Godina e Bashkisë së kryebashkiakut të qytetit më të madh në Kazakistan, Almaty, është rrethuar nga protestues të cilët kanë arritur të kalojnë perimetrin e sigurisë dhe ti vënë zjarr ndërtesës.

Si pasojë policë dhe protestues janë përplasur midis tyre.

Ndërkohë, presidenti i Kazakistanit dha sot, 5 janar,  shkarkoi qeverinë dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të vendit, ndërsa policia njoftoi se arrestoi mbi 200 protestues dhe se rreth 100 policë u plagosën në demonstratat kundër rritjes së çmimet të gazit.

Protestat shumë shpejt janë përhapur në gjithë shtetin, duke shfaqur mbështetje për protestat që kanë shpërthyer fillimisht në Mangastau.

Në protesta janë përmendur edhe pakënaqësi lidhur me çështjet si korrupsioni, papunësia dhe pagat e ulëta.

Për protesta është raportuar edhe në qytetet tjera të Kazakistanit si Aqtau, Zhanaozen dhe Oral, pavarësisht problemeve me internet, të cilat janë parë si tentime të autoriteteve për të kufizuar aftësinë e protestuesve për t’u mobilizuar.