A ndryshon gripi sezonal nga Omicron? Ja çfarë thotë epidemiologu

Në këtë periudhë të vitit shumë qytetarë nuk e dinë nëse janë me grip, apo Omicron.

Cili është ndryshimi mes Omicron edhe gripit sezonal?  Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora se simptomat e para të Omicron dhe gripit sezonal janë pothuajse të ngjashme.

Sipas Alimehmetit simptomat kryesore janë bllokimi i hundëve, dhimbje grykësh, pak temperaturë, pak dhimbje koke, dobësi trupi.

Ilir Alimehmeti: Nga simptomat e para janë pothuajse të ngjashme, janë njësoj. Vitin e kaluar nuk e  gripi sezonal nuk qarkulloi, këtë vit është rikthyer. Vitin e kaluar nuk kishim, sepse kishim variante të tjera të koronavirusit, ishim komplet të pa imunizuar kundrejt Covid që kishte dominuar dhe botën.

Nga pikëpamja epidemiologjike qarkullimi i gripit është diçka pozitive, sepse Covid po le terren  që të futen këto lloj virusesh, përndryshe ne nuk do i kishim.

Jemi në dimër, viruse respiratiore janë të dyja, mundësitë për tu transmetuar janë më të larta pikërisht në këtë periudhë, transmetohen me të njëjtën rrugë, pra me rrugë respiratore. Që do të thotë në momente që kemi shumë njerëz rreth e rrotull, në momente kur kemi mungesë distance.

 

Nuk ka çudi që të kenë të njëjtën përhapje.

Simptomat kryesore janë bllokimi i hundëve, dhimbje gryke, pak temperaturë, pak dhimbje koke, dobësi trupi. Janë simptoma virale klasike, pra nuk e ndan dot nëse janë simptoma Covidi apo gripi. Testi i shpejt nuk është aq sensitiv se sa është PCR. E mira e testit të shpejt është se mund ta bëjmë në shtëpi dhe kushton më pak./Ora News/