15 filma në garën për “Oscar”
Në këtë periudhë, është e vështirë të flasësh për filmin pa përmendur Covid-in. Virusi ka pasur një ndikim të rëndësishëm në audiencën e kinemasë, si dhe mënyrën e publikimit. Por si gjithmonë në showbiz, dhënia e çmimeve duhet të vazhdojë në një formë apo një tjetër. Ka një numër të madh filmash të jashtëzakonshëm në garën për “Oskar” të këtij viti. 15 prodhime kinematografike që ia vlen t'i shikoni në prag të ndarjes së çmimeve të Akademisë në fund të marsit.
“Belfast” është një nga pretendentët më të fortë të këtij viti. Një film gjysmë-autobiografik nga Sir Kenneth Branagh, që rrëfen një histori për edukimin e një djali të ri në Belfast. Me aktorët Jude Hill, Jamie Dornan, Ciaran Hinds, Caitriona Balfe, filmi pritet të nominohet për regjinë, skenarin dhe aktrimin, si dhe këngën më të mirë.
Versioni i ri nga Steven Spielberg “West side story”, është serish një film që nuk duhet humbur. Një histori muzikëll për bandat rivale të rrugëve të Nju Jorkut dhe historinë e dashurisë së Tony dhe Maria, interpretuar nga aktorët Rachel Zegler, Ansel Elgort.
“The power of dog” me Benedict Cumberbatch, i cili luan fermerin amerikan Phil, i përshkruar nga regjisorja Jane Campion, si një dhunues dhe mizogjen. Fermeri trajton mizorisht gruan e re të vëllait të tij dhe djalin e saj. Cilat janë shanset e tij për Oscar? - Një nga filmat më të mirë të rishikuar të vitit, ndërsa Jane Campion ka të ngjarë të bëhet gruaja e parë që do të nominohet dy herë.
“Licorice Pizza”, ose “Pica Jamball” rrëfen historinë e dashurisë të një çifti që jeton në Luginën San Fernando të Kalifornisë në vitet 1970. Alana Haim, Cooper Hoffman, Sean Penn, Bradley Cooper janë aktorët protagonist. Me regji të Paul Thomas Anderson, filmi pritet të nominohet për regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal.
Një tjetër film që nuk duhet humbur është “King Richard”, “Mbreti Riçard” një dramë biografike për Richard Williams, babain dhe trajnerin e yjeve të tenisit Serena dhe Venus Williams. Me protagonist aktorin Will Smith i cili nuk ka fituar kurrë një Oscar, por ka qenë i nominuar dy herë më parë. Shpresojmë që hera e tretë t’i sjellë fat aktorit të mirënjohur.
Lista vazhdon me:
“Dune”
“Tick, Tick… Boom!”
“House of Gucci”
“Spencer”
“The Lost Daughter”
“Don't Look Up”
“Coda”
“The Tragedy of Macbeth”
“Being the Richards”
“No Time to Die”
Kjo është një listë që rekomandohet nga kritikët më të mirë botërorë të filmit. E sigurt është që festat me kinemanë janë gjithmonë suprizuese.