Zogaj: Dritat e shkrimtarit nuk fiken me ato të një regjimi që bie, shumë e kapërcyen pa problem

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari Preç Zogaj u shpreh se dritat e shkrimtarit të talentuar nuk fiken me ato të një regjimi që bie.

Ai tha se poetët e njohur të kohës e kanë kapërcyer pa asnjë frakturë ndryshimin e sistemit të kaluar.

Zogaj: Dritat e shkrimtarit të talentuar nuk fiken me ato të një regjimi që bie. Dritëroi është një ilustrim shumë  i mirë tipik. Po ashtu edhe Fatos Arapi. Poetët e njohur të kohës e kanë kapërcyer pa asnjë frakturë ndryshimin e sistemit. Sigurisht që dogma dhe regjimi nuk ka kufi.