Zogaj: Kritika e librave ka nevojë për financime, dalin në treg libra të këqij dhe shiten 30 mijë kopje
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari Preç Zogaj u shpreh se të mos të pritet që tregu do të zgjidhë shitjen e librave, sepse nuk jemi në SHBA.
Ai shtoi se tregu për librat dhe kritikën e tyre kanë nevojë për financime nga shteti, pasi kërkojnë kohë që të bëhen.
Zogaj: Mos të presim që tregu do të zgjidhë shitjen e librave, sepse e kemi bërë sikur jemi në SHBA. Tregu dhe kritika duhen financuar. Kam miq që kanë shkruar në këto suplemente për librat, por e kanë lënë, pasi këto nuk paguhen. Të bësh një kritikë për një libër kërkon 1 javë.
Për këto nuk paguhesh. Ndërsa të gjithë e lënë dhe shkojnë pas gjëra të tjera. Këto kritika mund të financoheshin nga shteti. Në treg ka lloj-lloj mënyra sepse mund të shihet edhe një libër i keq 30 mijë kopje.
