Apple bëhet kompania e parë në botë me vlerë 3 trilionë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2022, 22:05
Apple është bërë kompania e parë në botë, që ka arritur një vlerë tregu prej 3 trilionë dollarësh.
Vlera e aksionit të kompanisë arriti në 182,88 dollarë gjatë ditës, në mbledhjen e parë të 2022-it, një vlerë rekord, sipas medieve të huaja.
Ky moment historik është kryesisht simbolik, por tregon se investitorët mbeten të fortë ndaj aksioneve të Apple dhe aftësisë së saj për t’u rritur.
Apple u rrit me mbi 2% gjatë tregtimit brenda ditës të hënën, 3 janar, në një çmim për aksion pak më pak se 182 dollarë, pasi arriti për një kohë të shkurtër shifrën e 3 trilion dollarëve.
Ja si është emri i vërtetë i Beatrixës nga BBV
3 Janar, 20:52

