Sulm i armatosur ndaj kryeministrit, një i vdekur dhe dy të plagosur

Si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj kryeministrit të Haitit, Ariel Henry, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur dje, më 1 janar, në qytetin e Gonaives.

Kryeministri dhe shoqëruesit e tij po largoheshin nga një kishë, ku sapo kishte përfunduar një festë e përvjetorit të pavarësisë, një bandë e armatosur ka hapur zjarr.

Ka pasur një përplasje me forcat e sigurisë dhe një person ka mbetur i vrarë, ndërsa fatmirësisht kryeministri nuk ka pësuar lëndime.