Viti i ri nis me një jetë më pak nga Covid, 482 raste të reja infeksioni dhe 97 pacientë të shtruar në spitale
Dita e parë e këtij viti ka nisur me një humbje jete nga Covid 19. Bëhet fjalë për një qytetare nga Elbasani, 78 vjeçe.
Ndërkohë në 3068 testime të kryera përgjatë 24 orëve të fundit, 482 qytetarë rezultuan pozitivë, ndërsa 311 të tjerë u shëruan.
Rastet e reja u identifikuan në këto bashki:
225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.
Janë 6419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (1 Janar 2022)
Raste të reja ditore 482
Të shëruar në 24 orë 311
Të shtruar në spitale 97
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3068
Testime totale 1,486,189
Raste pozitive 210,706
Raste të shëruara 201,069
Raste Aktive 6,419
Humbje jete 3,218
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2989
Fier 673
Durrës 577
Shkodër 432
Elbasan 406
Vlorë 400
Berat 249
Lezhë 192
Gjirokastër 187
Korçë 147
Dibër 94
Kukës 73

