Gëzuar 2022! Shqipëria feston, asnjë incident gjatë ndërrimit të viteve

Viti 2022 duket se ka nisur i qetë dhe i mbarë.

Për shkak të heqjes nga qarkullimi të fishekzjarrëve apo dhe prej mungesës së të ardhurave, numri i personave që janë paraqitur në spitale apo urgjenca me djegie apo dëmtime nga lëndët piroteknike ka qenë më i ulët.

Në Tiranë raportohet për dy persona që kanë kërkuar ndihmë, por mësohet se kanë pasur dëmtime të lehta dhe pa pasur nevojë për qëndrim spitalor

Edhe në rrethe nata ka qenë e qetë për mjekët, por edhe për policinë së cilës nuk i është dashur të ndërhyjë.

Po ashtu mësohet se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit apo dhe ushqimit ka qenë i ulët.

Në Urgjencën e Semundjeve te Brendshme ka patur 85 raste me intoksikacion nga alkooli. Pas ndihmës së parë pacientët janë larguar në banesat e tyre

Në Kukës janë 60 pacientë që kanë kërkuar ndihmë, ku shkak ka qenë dhe virozat e stinës

Gjatë muajit dhjetor policia organizoi disa kontrolle për tregtim të paligjshëm të fishekzjarreve.

Pavarësisht kësaj veç ceremonisë së bashkisë në qytete nuk mungoi hedhja e fishekzjarreve nga familjarët, edhe pse në sasi më të vogla.