Festë dhe për familjet në nevojë, qytetarët sensibilizohen nga Ora News
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2022, 17:53
Ora News, prej vitesh ka trajtuar problematikat sociale të këtij vendi. Në kushtet kur institucionet që ofrojnë shërbime për qytetarët në këmbim të taksave, janë jo transparente, Ora News ka vendosur tu drejtohet qytetareve, atyre që paguajnë e nuk marrin shërbimin që u përket.
Gjatë bisedave me ta, mëson më shumë seç mund të ofrojnë njerëzit e zyrave.
Ora News është munduar të sjellë te ju atë të vërtete që shumica e ekraneve e mbulojnë me imazhet e Tiranës apo Shqipërisë virtuale që servirin njerëzit me pushtet.
Për më shumë shikoni kronikën speciale të përgatitur nga gazetarja e Ora News, Sonila Musai.

