Sharrojnë hekurat e qelisë dhe "fluturojnë" poshtë me litar, "skifterët" shqiptarë arratisje spektakolare natën e ndërrimit të viteve

E ngjashme me një skenë filmi aksioni, dy të burgosur shqiptarë, të dënuar për grabitje vilash, kanë sharruar hekurat e qelisë, e me çarçafë kanë zbritur nga kati i katërt. Njëri është arratisur, e tjetri u kap.

Një i burgosur shqiptar ka mundur të arratiset nga burgu i Vercellit gjatë natës së ndërrimit të viteve. Së bashku me të ka tentuar arratisjen dhe një tjetër i burgosur shqiptar, me të cilin ndodhej në të njëjtën qeli, por ky i fundit është kapur nga rojet e burgut.

Pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar, dy shqiptarët kanë mundur të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut.

Sharrojnë hekurat e qelisë dhe "fluturojnë"
Kristjan Mehilli, një nga të arratisurit

Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, njëri prej shqiptarëve ka mundur të arratise, shqiptari tjetër është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.

Dy shqiptarët janë të dënuar me heqje lirie deri më vitin 2029 të akuzuar për grabitje vilash.

Sharrojnë hekurat e qelisë dhe "fluturojnë"
Burgu ku ndodhi arratisja dhe litari që përdorën 2 shqiptarët

Autoritetet policore të Vercellit prej disa orësh janë vënë në kërkim të burgosurit shqiptarë, i cili konsiderohet një grabitës i rrezikshëm vilash.

Sindikata e burgjeve e konsideron këtë ngjarje si një kronikë e paralajmëruar, pasi prej muajsh ata kanë sinjalizuar mungesë të personelit, e masave të marra për rrjedhë duke reduktuar numrin e rojeve të burgut përreth murit rrethues.

Sekretari i Sindakatës i Policisë së burgjeve denoncon sot se organika e tyre ka 7 mijë punonjës më pak, me pasojë këto evente kritike kostante e në rritje."

Sharrojnë hekurat e qelisë dhe "fluturojnë"
Litari që përdorën 2 shqiptarët për të zbritur murin