Në Shkodër e Fier bebet e para për 2022 janë djem
Fëmija i parë në spitalin rajonal Shkoder për vitin 2022 është një djalë. Ai erdhi në jetë në orën 07:45 dhe prindërit vendosën ta quajnë Arenz.
Vogëlushi që peshon 4 kg dhe me gjatësi 50 cm, gëzon shëndet të plotë. Për nënën e re Arjeta Kuka ky është gëzimi i dytë, pasi edhe në 1 janarin e 2020 solli fëmijën e parë në jetë.
Mjekja gjinekologe Amela Troshani thotë se nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë jep edhe urimin e saj për vitin e ri 2022.
Ky është viti dytë që në Shkoder fëmija i parë është një djalë.
Edhe në Fier, bebeja e parë për këtë vit ishte djalë!
Ai erdhi në jetë në orën 00:05 ndërsa peshonte 3 kilogram e 150 gram.
Lindja ka ardhur ne kushte natyrale dhe bebja eshte pritur nga mjekja gjinekologe Teuta Mone e Mjekja neonate Alberina Valle.