Buxhuku: Rritja e çmimit të energjisë për bizneset, rritje e maskuar edhe për qytetarët
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku u shpreh se rritja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset e mëdha është vetëm një manovër politike për rritjen e këtij çmimi.
Sipas tij, vendi ynë nuk ka pasur një krizë energjitike, pasi ka pasur prodhim të lartë të energjisë elektrike për vetin 2021.
Buxhuku: Nëse diferencon 7800 biznese që përbëjnë thelbin e ekonomisë shqiptare, është vetëm një manovër politike për rritjen e çmimit. Këto kompani do t’i transferojnë kostot e tyre te qytetarët duke rritur çmimet tek ta, jo drejtpërdrejti me faturën e energjisë, por me faturën e shtuar të shërbimeve dhe produkteve që ata marrin. Kjo ëhstë një manovër politike për të shmangur reagimin e shqiptarëve, pasi është për ta një goditje, po ashtu edhe për bizneset.
Të thuash se do të merren mallra importi dhe të mbyllen bizneset, gjë e cila është shumë cinik, pasi do të ketë papunësi dhe do të ketë ose prodhim. Kjo është njëlloj sikur tu thuash shqiptarëve të largohen nga vendi. Unë shpresoj që qeveria të reflektojë në vënie e këtij çmimi për shqiptarët. Ne nuk kemi një krizë energjitike, pasi kemi pasur prodhim të lartë të energjisë elektrike për vetin 2021.
Buxhuku shtoi se këtu është një problematikë shumë e madhe menaxhimi i e KESH, sepse ajo që ka ndodhur gjatë verës me energjinë duhet të ishte objekt puna para një komisioni hetimor.
Buxhuku: Këtu është një problematikë shumë e madhe menaxhimi i e KESH, sepse ajo që ka ndodhur gjatë verës duhet të ishte objekt puna para një komisioni hetimor. Kemi importuar 220 milionë euro energji deri më tani, ndërsa kemi prodhuar për 9 muaj e parë të vitit më shumë se sa në 4 vitet e shkuara.

