Në malin e Munellës për alpinizëm, ky është alpinisti i zhdukur. Ishte në ekspeditë me gazetarin Alfred Lelën

Ekspedita në Malin e Munellës e 4 alpinistëve amatorë dhe gazetarit Alfred Lela ka përfunduar në tragjedi pasi gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.

Policia është njoftuar reth orës 16:10 të 30 dhjetorit 2021 nga vetë gazetari Alfred Lela dhe menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.   

Pas disa orësh kërkimi është arritur të shpëtohet Ilir Shyti, 30 vjeç. Ai u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital.

Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë dhe Ndoc Mulaj 60 vjeçari (ne foto) dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit informoi policia rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

“Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qenë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh.,  rreth 30 vjeç, kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.” – bëri me dije policia rreth orës 21:00.

Në malin e Munellës për alpinizëm, ky është
Foto të postuara sot nga grupi i alpinistëve