Ju flet Moska- Kur do ta lejojë Erion Veliaj Gledis Nanon të hyjë në vilën e Alban Dabullës?

Myftaraj: Sali Berisha ka hyrë në listën e zezë amerikane, që është një ngjarje që do t’i mbulojë të gjitha këto që ndodhën. Mora Berishën si referencë se mund të përmendja dhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur gjatë vitit 2021. Viti “2021” mund të quhet si 1997, në kuptimin se në 1997 u hapën depot e armëve, tani u hapën tërë këto depot e informacionit të shtetit. 

Policia e shtetit shqiptar, nuk hyn dot në një shtëpi, në një vilë të një personi, Alban Dabullës, për të cilin Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë ka dhënë urdhër kontrolli.  

Kemi një drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit, shumë i vlerësuar nga SHBA, i dekoruar posaçërisht, Gledis Nano, i pari drejtor i policisë së Shtetit i dekoruar  nga SHBA në një ceremoni të bujshme në Gusht. Në njëfarë mënyre drejtori i policisë së shtetit është Amerika në Shqipëri, bashkë më këtë drejtuesen e SPAK dhe drejtuesen e BKH-së.

Ky drejtor tani, nuk shkon dot të zbatojë urdhrin e Prokurorisë. Policia e shtetit duhet të ushtrojë kontroll. Nuk është bërë kontrolli sepse nuk do supermeni i Tiranës, Erion Veliaj. Nëse kontrollohet vila zbulohet e vërteta e Erion Veliajt. Vila përmban gjëra që e tmerrojnë Erion Veliajn.

Për atë vilën në Itali, nuk  po arrin dot policia italiane, nuk e ka identifikuar.  Në këtë vilë policia duhet të hyjë në zbatim të një vendimi Gjykate dhe të bëj kontroll. Duhet ta kishte bërë që më 24 dhjetor.

Shikoni videon: