Merr flakë në ecje makina në Tiranë

Një makinë në ecje ka marrë flakë në Tiranë pasditen e sotme, 29 dhjetor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën "Azem Meshi."

Policia bën me dije se "ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin L. M. "

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.