Rama dorëzon çelësat në Laç: Banesa edhe për ata që më lexojnë librin e shtëpisë mbrapa shpine kur kaloj në rrugë

Kryeministri Rama dorëzoi sot në Laç shtëpitë  e rindërtuara për 500 familje të prekura nga tërmeti i 2019.

Rama tha se këto shtëpi janë për të gjithë, edhe për ata që votojnë PD, edhe për ata që e shajnë me libër shtëpie, pasi sipas tij rindërtimi është një program për shqiptarët.

Rama: Këtë lagje do donte ta kishte çdokush në Tiranë, por e keni ju. E kam pritur këtë moment sepse shumë herë ajo partia e shumicës... Aman mi ngrini  dy gishta se më mori malli nuk po shoh dy gishta askund. Ja bravo i ngriti, shumë mirë. Banesat janë bërë për të gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk ëhstë bërë për socialistët. Për ata që duan të bëjnë foto me mua dhe për ata që ma lexojnë librin e shtëpisë mbrapa shpine kur kaloj në rrugët e Laçit.

Rindërtimi është për të gjithë. Dhe si e kam thënë ditën e parë nga dheu do i nxjerrim lekët dhe ju do hyni në shtëpia më të mira se ato që keni pasur. Kjo nuk është një çështje lekësh, kjo është një çështje zemre. Është i pari program rindërtimi pas tërmetit, ku familjet nuk ngarkohen me asnjë qindarkë kredi. Atyre që bëjnë komente "jo po i keni bërë me borxhe", "jo po keni marrë borxhe", ata që për fat nuk ju desh ta shikonin qiellin t'i hapej mbi çati i them po, këtë duhet të bëjë një qeveri për njerëzit pa i parë nga shohin majtas apo djathtas.

Programi i rindërtimit në Laç u financua nga qeveria turke.