Kthyen lokalin në laborator kanabisi, mbetet në burg tetovari me një kurbinas, lirohen punonjësit e OSHEE

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për 7 personat e arrestuar të enjten në kuadër të operacionit "Bushneshi", pasi kishin kthyer bodrimin e një banese në "shtëpi bari" për kultivim të bimeve narkotike.

Pas provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshshëm ndalimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë "arrest në burg" për shtetasit Taulant Baroka dhe Gimi Hida për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" "prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "vjedhja e energjisë ose impulseve telefonik".

Ndërsa për Lek Allamanin dhe 4 punonjësit e OSHEE, përkatësisht Xhemal Danieli, Xhevalin Kaca, Bib Gjergji dhe Alfred Fufi u vendos masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" në policinë gjyqësore.

Laboratori ishte ngritur në katin e parë të një banese në fshatin Bushnesh që me herët kishte shërbyer si lokal.

Aty ishin vendosur llampa termike, e pajisje ajrimi sikurse materiale të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike.

Kur policia mësyni këtë ambient gjeti 506 rrënjë kanabis sativa të rritura në vazo, që siç tregojnë këto pamje janë në fazën e fundit.

Po ashtu u sekuestruan edhe 58 kilogram kanabis në gjendje të tharë e gatshme për treg.

Laboratori i kanabisit ishte ngritur nga 43 vjeçari nga Tetova, Gimi Hida në bashkëpunim me Lek Allamanin, 54 vjeç, banues në Kurbin, dhe Taulant Baroka 27 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Që të tre përfunduan në pranga në kushtet e flagrancës për veprat penale  "Kultivimi të bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve " dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ".

Bashkë me ta, policia arrestoi edhe katër punonjës të OSHEE për shpërdorim të detyrës.

Kthyen lokalin në laborator kanabisi, mbetet në burg tetovari me

Kthyen lokalin në laborator kanabisi, mbetet në burg tetovari me