Elektriçistët i zë korrenti në Memaliaj, po punonin në një shtyllë të tensionit të lartë

Dy punonjës të OSHEE mbetën të plagosur në Memaliaj teksa po punonin në një shtyllë të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur reth orës 11:00.

Në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç  dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj, punonjës të OSHEE, duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.