Lushnje, 30-vjeçarja goditet me mjete të forta nga dy persona

Dhunohet një e re në Lushnje. Shtetasja me iniciale M. S., 30 vjeçe, banuese në Karbunarë, ka kallëzuar se është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.