Më shumë shohin se blejnë! Rritja e çmimeve vë në vështirësi pensionistët në Kukës
Si një prej qyteteve më të varfëra të vendit, rritja e çmimeve në prag të festave ka vënë në vështirësi pensionistët dhe shtresat në nevojë në Kukës. Një pjesë dalin në pazar më shumë për të parë se sa për të blerë.
Në Kukës, tregu është plot me prodhime, por qytetarët më shumë shikojnë se sa blejnë.
"Shih me sy e plas me zemër."
Rritja e çmimeve, veçanërisht në prag të festave duket se ka vënë në vështirësi pensionistët dhe shtresat në nevojë.
"130 mijë lekë pension, çfarë të bëj përpara?"
Tryeza e fundvitit thonë se do të jetë e varfër.
"Të gjitha janë rritur, niveli ekonomik shumë i dobët, nuk ka punësim."
Fenomeni i rritjes së çmimeve ka shqetësuar edhe prefektin e Kukësit, i cili ka urdhëruar masa të ashpra ndaj tregtarëve abuzues.
"Grupe kontrolli të përbashkëta në treg. Për atë tregtar që abuzon duhet të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit të tij."
Kukësi është një ndër qarqet më të varfëra, çka ka bërë që të rinjtë të largohen masivisht.

