"Ulet numri i gjyqtarëve në Tiranë. Gjykatat që duhet të shkrihen " Ja harta e re gjyqësore për Gjykatat e shkallës së Parë
Ora News siguron projektin e prezantuar nga Ministria e Drejtësisë lidhur me hartën e re gjyqësore.
Grupi i punes propozon shkrirjen e një sërë gjykatash si dhe uljen e numrit të gjyqtarëve në disa gjykata e në disa propozon rritjen e tyre.
Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm janë, si vijon:
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit)
• Gjykata e Shkallëssë Parë e Juridiksionittë PërgjithshëmShkodër(bashkuarme Gjykatën e Pukës)
Gjykata e Tiranes, propozohet ulja e numrit të gjyqtarëve
Përfundime për Gjykatën e Tiranës Grupi i Punës propozon mbajtjen e rrethit gjyqësor Tiranë siç është aktualisht, me përjashtim të uljes së mundshme të numrit të gjyqtarëve nga 76 në 68 (70 duke përfshirë edhe çështjet e OJF-ve), për të siguruar kështu një shpërndarje të drejtë të ngarkesës së punës, në përputhje me mesataren në rang kombëtar.
Kompetencat tokësore do të mbeten të njëjtat për Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe do të përfshijnë këto bashki: Tiranë, Kamëz dhe Vorë. Për qëllime të lidhura me hartën gjyqësore, bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës (nën qarkun administrativ të Tiranës) nuk do të konsiderohen pjesë e rrethit gjyqësor Tiranë.
Qyteti i Tiranës do të mbetet selia e gjykatës. Mbështetja me fonde për të siguruar mjedise të përshtatshme për Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është parësore.

Gjykata e Beratit, propozohet ulja e numrit të gjyqtarëve
Përfundime për Gjykatën e Beratit Grupi i Punës propozon mbajtjen e rrethit gjyqësor Berat siç është aktualisht, me përjashtim të uljes së mundshme të numrit të gjyqtarëve nga 10 në 9, për të siguruar kështu një shpërndarje të drejtë të ngarkesës së punës, në përputhje me mesataren në rang kombëtar.
Kompetencat tokësore do të mbeten të njëjtat për Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe do të përfshijnë këto bashki: Berat, Dimal, Skrapar, Kuçovë dhe Poliçan.
Qyteti i Beratit do të mbetet selia e gjykatës.
Duhet të parashikohen përmirësime të ardhshme në infrastrukturën fizike të gjykatës, për shkak të disavantazheve të përmendura më lart

Gjykata e Elbasanit të rritet numri i gjyqtarëve
Përfundime për Gjykatën e Elbasanit Grupi i Punës propozon mbajtjen e Rrethit Gjyqësor Elbasan siç është aktualisht, me përjashtim të rritjes së mundshme të numrit të gjyqtarëve nga 14 në 20 për të siguruar kështu një shpërndarje të drejtë të ngarkesës së punës, në përputhje me mesataren në rang kombëtar.
Kompetencat tokësore do të mbeten të njëjtat për Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Elbasan dhe do të përfshijnë këto bashki: Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.
Qyteti i Elbasanit do të mbetet selia e gjykatës.

Gjykata e Vlores propozohet rritje e numrit të gjyqtarëve
Përfundime për Gjykatën e Vlorës Grupi i Punës propozon mbajtjen e rrethit gjyqësor Vlorë siç është aktualisht, me përjashtim të rritjes së mundshme të numrit të gjyqtarëve nga 14 në 15, për të siguruar kështu një shpërndarje të drejtë të ngarkesës së punës, në përputhje me mesataren në rang kombëtar.
Kompetencat tokësore do të mbeten të njëjtat për Gjykatën e Shkallëssë Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe do të përfshijnë këto bashki: Vlorë, Selenicë dhe Himarë. Për qëllimet e hartës gjyqësore, bashkitë e Sarandës, Konispolit, Finiqit dhe Delvinës(nën qarkun administrativ të Vlorës) nuk do të konsiderohen pjesë e rrethit gjyqësor Vlorë.
Qyteti i Vlorës do të mbetet selia e gjykatës.
Disavantazhet për infrastrukturën e ndërtesës së gjykatës duhet të kihen parasysh për përmirësim.

Shkrihet gjykata e Dibrës me të Matit
Përfundime për Gjykatën e Matit Grupi i Punës propozon shkrirjen e gjykatës së Dibrës me gjykatën fqinje të Matit, për të krijuar kështu një rreth të ri gjyqësor.
Kompetencat tokësore do të përfshijnë këto bashki: Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër.
Kompetencat tokësore të rrethit të ri gjyqësor të Dibrës janë të njehsuara me strukturën tokësore administrative të qarkut të Dibrës, i cili përfshin këto 4 bashki të sipërpërmendura.
Qyteti i Peshkopisë do të bëhej në këtë mënyrë selia e gjykatës.Gjykata e shkrirë do të jetë në gjendje të mbështesë numrin minimal prej 7 gjyqtarësh. Ngarkesa e vlerësuar mesatare për gjyqtar në gjykatën e re me 7 gjyqtarë është shumë pranë mesatares kombëtare (411/429).
Përveç këtyre, ndërtesa ekzistuese në Peshkopi ka salla të mjaftueshme gjyqi, për të plotësuar raportin optimal 2:1. Megjithatë, duhet të merret parasysh edhe aspekti i sigurimit të një numri të mjaftueshëm të zyrave të gjyqtarëve dhe zyrave të administratës. Gjykata e Dibrës e ndan hapësirën me institucione të tjera, ndaj, duhet të konsiderohet përftimi i hapësirës së zyrave, për t’u përdorur ekskluzivisht nga gjykata.
Rrethi Gjyqësor Dibër do të përfshijë 1 (një) institucion për vuajtjen e dënimeve penale, që është IEVP-ja Burrel, me një distancë të përllogaritur prej 83 km nga ndërtesa e gjykatës. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër do të funksionojë në afërsi të Gjykatës së Dibrës. Sipas ligjit, Zyra e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat do të resht së funksionuari.

Gjykata e Durrësit
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës)
As gjykata e Kavajës dhe as ajo e Krujës nuk kanë ngarkesë pune të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat aktuale ligjore për 7 pozicione gjyqtarësh, ndaj Grupi i Punës propozon shkrirjen e këtyre gjykatave me Gjykatën e Durrësit.
53
Kompetencat tokësore të rrethit të ri gjyqësor Durrës do të përputhen me strukturën administrative tokësore të Qarkut Durrës, i cili përfshin 3 bashki: Durrës, Shijak dhe Krujë. Për qëllimet e hartës gjyqësore, bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë (nën qarkun administrativ të Tiranës), do të konsiderohen si pjesë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Qyteti i Durrësit do të bëhet selia e gjykatës. Rrethit të ri gjyqësor do t’i nevojiten 29 gjyqtarë, ku 25 janë aktualisht të ndarë në tre gjykatat e
rretheve
Sipas këtij skenari, 4 gjyqtarët shtesë do të akordohen si në vijim: 2 - Durrës, 1 - Kavajë, 1 - Krujë. Më tej mund të merren në konsideratë godinat e gjykatës në Durrës të akorduara në gjykatën aktuale administrative dhe/ose gjykatën e apelit nëse njëra prej tyre shkrihet diku tjetër - asnjëra nga këto vende nuk është afër gjykatës aktuale të rrethit.
Rrethi Gjyqësor Durrës do të përfshijë 5 institucione për vuajtjen e dënimeve penale, IEVP Durrës, Krujë, Fushë Krujë, Kavajë dhe Rrogozhinë. Prokuroria e Rrethit Durrës do të funksionojë pranë Gjykatës së Rrethit Durrës. Sipas ligjit, Prokuroritë e Rrethit Krujë dhe Kavajë nuk do të funksionojnë më.

Gjykata e Fierit do ruhet shkrihet ajo e Lushnjes
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës)
Meqenëse gjykata e Lushnjës e përbërë prej 7 gjyqtarësh për të përmbushur kërkesat aktuale ligjore, ka një ngarkesë 4% më të ulët se mesatarja kombëtare, në funksion të efektivitetit dhe qëndrueshmërisë së Hartës Gjyqësore,Grupi i Punës propozon shkrirjen e gjykatës së Rrethit Lushnje me Gjykatën e Rrethit Fier.
Nëse gjykatat shkrihen, ato do të kenë nevojë për 21 gjyqtarë për të respektuar mesataren në rang kombëtar prej 429 çështje, kjo përbën një rritje të numrit me 2 gjyqtarë mbi 19 gjyqtarët aktualisht në organikë. Koha maksimale e udhëtimit brenda rrethit të ri gjyqësor të propozuar është shumë më pak se 2 orë.
Godina aktuale e Gjykatës së Rrethit Fier nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë 21 gjyqtarët. Për të zbutur këtë problematike, mund të merret në konsideratë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, të klasifikohet si degë e përkohshme, ndërkohë që zgjidhet dhe adresohet çështja e godinës së gjykatës.
Në këtë skenar, 2 gjyqtarë shtesë do t’i shtohen organikës së Fierit.Më poshtë harta e rrethit të ri gjyqësor të propozuar dhe rezultatet e treguesve.
Gjykata e Gjirokastres, shkrihet e Permetit dhe e Sarandes
Gjykatat e Gjirokastrës, Sarandës dhe Përmetit nuk arrijnë të përmbushin pragun e ngarkesës së punës për minimumin e kërkuar ligjërisht prej 7 gjyqtarëve, Grupi i Punës propozon bashkimin/shkrirjen e tre gjykatave.
Kompetencat tokësore të rrethit të ri gjyqësor Gjirokastër do të njehsohen me strukturën administrative tokësore të Qarkut Gjirokastër që përfshin 7 bashkitë: Gjirokastër, Tepelenë, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë.
Për qëllimet e hartës gjyqësore, bashkitë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë (nën rajonin administrativ të Vlorës), do të konsiderohen si pjesë e rrethit gjyqësor të Gjirokastrës. Qyteti i Gjirokastrës do të bëhet selia e gjykatës.
Rrethi Gjyqësor Gjirokastër do të përfshijë 2 institucione për vuajtjen e dënimeve penale, IEVP Tepelenë dhe IEVP Sarandë. Prokuroria e Rrethit Gjirokastër do të funksionojë afër Gjykatës së Rrethit Gjirokastër. Sipas ligjit, Prokuroria e Rrethit Sarandë dhe Përmet nuk do të funksionojnë më. Nëse bëhet shkrirja, rrethi i ri gjyqësor Gjirokastër ka ngarkesë të mjaftueshme pune për të mbajtur 14 gjyqtarë.
Gjykata e Kukesit bashkohet me Tropojen

bashkimin e Gjykatëssë Kukësit dhe Tropojës me 7 gjyqtarë në organikë (një më pak se 8 aktualisht në organikë) për të përmbushur kërkesën ligjore dhe të përcaktohetsi e pranueshme ngarkesa më e ulët e punës për gjyqtar kur i jepet prioritet aksesit në drejtësi. KLGJ-ja mund të shqyrtojë mundësinë e gjyqtarit të shtatë që të përfshihet në skemën e delegimit ose komandimit te KLGJ.
Kompetencat tokësore të rrethit të ri gjyqësor të Kukësit janë të njehsuara me strukturën administrative tokësore të Qarkut Kukës që përfshin 3 bashkitë: Kukës, Has dhe Tropojë. Qyteti i Kukësit do të bëhej vendndodhja e gjykatës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës do të përfshijë 2 institucione për vuajtjen e dënimit penal, IEVP Kukës dhe IEVP Tropojë. Prokuroria e Rrethit Kukës do të funksionojë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Sipas ligjit, Prokuroria e Rrethit Tropojë resht së funksionuari
Gjykata e Korçës shkrihet me atë të Pogradecit
Duke pasur parasysh që gjykata e Pogradecit nuk ka një ngarkesë pune të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat aktuale ligjore, Grupi i Punës propozon shkrirjen e kësaj gjykate me Gjykatën e Korçës. Nëse gjykatat bashkohen, ato do të jenë në gjendje të mbajnë 16 gjyqtarë - kjo është një ulje me 2 gjyqtarë nga 18 që janë aktualisht në organikë.
Kompetencat tokësore të rrethit të ri gjyqësor Korçë janë të njehsuara me strukturën administrative tokësore të Qarkut të Korçës që përfshin 6 bashkitë: Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec. Qyteti i Korçës do të bëhet vendndodhja e gjykatës.
Rrethi Gjyqësor Korçë do të përfshijë një institucion për vuajtjen e dënimit penal, IEVP Korçë.
Prokuroria e Rrethit Korçë do të funksionojë pranë Gjykatës së Rrethit Korçë. Sipas ligjit, Prokuroria e Rrethit Pogradec do të resht së funksionuari.
Aktualisht ndërtesa e gjykatës në Korçë është në gjendje të akomodojë të 16 gjyqtarët e nevojshëm nëse merren parasysh konsideratat për të marrë hapësirat e zëna nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë. Mund të merret në konsideratë edhe përdorimi i ndërtesës së Gjykatës së Apelit Korçë që ndodhet pak metra larg Gjykatës së Rrethit Gjyqësor,
nëse kjo gjykatë do të shkrihet diku tjetër.
Gjykata e Lezhes, shkrihet e Kurbinit
Duke pasur parasysh që Gjykata e Kurbinit nuk ka një ngarkesë pune të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat aktuale ligjore, Grupi i Punës propozon shkrirjen e kësaj gjykate me gjykatën e Lezhës.
Kompetencat tokësore të rrethit të ri gjyqësor Lezhë janë të njehsuara me strukturën administrative tokësore të Qarkut të Lezhës që përfshin 3 bashkitë: Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Qyteti i Lezhës do të bëhet vendndodhja e gjykatës.
Rrethi Gjyqësor Lezhë do të përfshijë një institucion për vuajtjen e dënimit penal, IEVP Lezhë.
Prokuroria e Rrethit Lezhë do të funksionojë pranë Gjykatës së Rrethit Lezhë. Sipas ligjit, Prokuroria e Rrethit Kurbin do të resht së funksionuari.
Nëse gjykatat do të bashkohen, ato do të kenë nevojë për 12 gjyqtarë për të mbajtur mesataren kombëtare prej 429 çështjesh, dhe kjo është një rritje prej 3 gjyqtarësh mbi 9 gjyqtarët aktualisht në organikë.
Koha maksimale e udhëtimit brenda rrethit të ri gjyqësor të propozuar është nën kohën optimale prej 2 orësh. Problematikat e godinës së gjykatës së Lezhës duhet të adresohen.

Gjykata e Shkodrës bashkohet me te Pukes
Kompetencat tokësore të rrethit të ri gjyqësor Shkodër janë të njehsuara me strukturën administrative tokësore të Qarkut të Shkodrës që përfshin 5 bashkitë: Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.
Qyteti i Shkodrës do të bëhet vendndodhja e gjykatës.
Rrethi Gjyqësor Shkodër do të përfshijë një institucion për vuajtjen e dënimit penal, IEVP Shkodër.
Prokuroria e Rrethit Shkodër do të funksionojë pranë Gjykatës së Rrethit Shkodër. Sipas ligjit, Prokuroria e Rrethit Pukë nuk do të resht së funksionuari.
Nëse gjykatat do të bashkohen, ato do të kenë nevojë për 18 gjyqtarë për të mbajtur mesataren kombëtare prej 429 çështjeve, dhe kjo është e njëjtë me 18 gjyqtarët aktualisht në organikë.
Koha maksimale e udhëtimit brenda rrethit të ri gjyqësor të propozuar është mbi kohën optimale prej 2 orësh, me thuajse 1 orë për dy fshatra (Blerim dhe Iballë) dhe rreth 5-15 minuta për 3 të tjera (Shalë, Gjegjan, Qafë Mali).
Ndërtesa e gjykatës në Shkodër nuk mund të akomodojë numrin e rriturtë gjyqtarëve, ndaj duhet të merren në konsideratë hapësirat e zëna nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër dhe Gjykata e Apelit Shkodër nëse këto gjykata shkrihen me gjykatat e tjera. Kjo problematikë duhet të adresohet.

(Dokumenti mberriti ne redaksi nga gazetarja e Ora News, Keti Banushi)