Makina e Albi Bashaliut gjendet e djegur në Kavajë, vrasësit u larguan me të nga Peqini

Gjendet në Kavajë makina me të cilën janë larguar nga vendi i ngjarjes autorët e ekzekutimit të Albi Bashaliut, ngjare

Automjeti në fjalë i përket viktimës. Autorët e krimit u larguan me të pa ngjarjes, ndërsa mjetit të tyre i vunë flakën në vendin e krimit.

Makina e Bashaliut, është gjetur mëngjesin e kësaj të marte në Gosë.

Ende nuk ka të dhëna nga raportimet paraprake nëse në brendësi të tij janë gjetur armë apo sende që do të ndihmonin hetuesit për zbardhjen e ngjarjes.

Mjeti është dërguar për ekspertizë më të hollësishme.

I zunë pritë te lokali i fshatit

Makina e Albi Bashaliut gjendet e djegur në Kavajë, vrasësit u

35-vjeçari Albi Bashaliu u ekzekutua mëngjesin e 27 dhjetorit ndërsa po futen në lokalin e fshatit për të pirë kafen e mëngjesit.

Sapo 35-vjeçari zbriti nga makina në rrugë,  e thirrën në emër dhe e qëlluan direkt dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autorët sipas një dëshmitari ishin dy persona të cilët e kërcënuan të futej në lokal dhe të mos reagonte.

Mbanin veshur rroba të zeza dhe me maska anti-Covid në fytyrë.

Pasi qëlluan 35-vjeçarin në mes të rrugës shkuan për ta verifikuar nëse kishte vdekur.

Ekzekutorët e Albi Bashaliut mbërritën me këtë makinë, të cilës pas krimit i vunë flakën dhe u larguan me makinën e viktimës.

Policia thotë se u njoftua në orën 08:39 minuta, por kur efektivët e parë mbërritën në zonë, autorët kishin pasur të gjithë kohën e duhur për të humbur gjurmët.

Kontrollet dhe postblloqet e bluve në zonë nuk dhanë efekt.

Viktima, Albi Bashaliu, rezulton një person i njohur për policinë e Elbasanit.

Në vitin 2017 ai është akuzuar për një atentat ndaj dy personave në Peqin.

Ndërsa vëllai i tij, Leonard Bashaliu ndodhet në burg, pasi në qershor të këti viti vrau bashkëfshatarin e tij Albert Xhahysa.

Pista kryesore mbi të cilën po hetohet ngjarja është ajo e hakmarrjes, bazuar mbi të shkuarën e viktimës dhe të vëllait të tij që vrau vetëm disa metra me tej 6 muaj më parë.

Dëshmitarë dhe familjarë të Albert Xhahysës u morën në pyetje me qëllim zbardhjen e autorëve dhe motiveve të ekzekutimit të 35-vjeçarit Bashaliu.