Gruaja dhe fëmijët e kallëzojnë për dhunë, arrestohet polici në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2021, 10:06
Një efektiv policie i komisariatit nr.1 është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me akuzën e dhunës në familje.
Burimet zyrtare thanë se inspektori me iniciale A.T., 54 vjeç, u prangos mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.
SHÇBA bën me dije se gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Pas denoncimit të marrë, grupi i hetimit theksoi se mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”.

