Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, arrestohet shoferi i benzit. Dyshohet se bëri parakalim të gabuar

Një ditë pas aksidentit tragjik në rrugën e Kombit policia arrestoi në spital drejtuesin e Benzit.

Një fëmijë vetëm 3 vjec dhe i ati rreth të 30-tave humbën jetën ndërsa nëna e të voglit ndodhet në spital pasi makina në të cilën udhëtonin u përplas me një makinë tjetër.

Aksidenti ndodhi psaditen e 27 dhetorit 2021.

Sot policia mësohet se arrestoi Arlind Mihaj, drejtuesin e Benzit pasi dyshohet se përmes parakalimit të gabuar ka shkaktuar dhe përplasjen fatale për familjen Prenga.

"Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip "Benz", në aksin rrugor Milot-Morinë, është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin Sh. P., i cili ka humbur jetën së bashku me fëmijën e mitur, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital.

Arlind Mihaj ndodhet në spital pasi makina e tij përfundoi në flakë dhe përveç plagëve nga përplasja mësohet se ka pësuar edhe djegie.

Specialistët e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë bënë arrestimin në Spitalin e Traumës Tiranë, të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Tropojë, për vepren penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, informon policia.  

Do të jetë ekspertiza autoteknike e cila do të përcaktojë shkaqet e sakta të aksidentit.