Mashtrimi me Call Centera, mbeten në burg dy nga të arrestuarit. Izraeliti akuzohet si organizator i skemës së mashtrimit

Dy nga 35 personat e arrestuarit për mashtrim financiar përmes call centerave do të heton në masën "arrest me burg" ndërsa për të arrestuarit e tjerë Gjykata dha masat detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. Ata akuzohen për mashtrime ne vlera të mëdha ndërsa para Gjykatës Prokuroria nuk ka dorëzuar të dhëna mbi vlerën totale të dëmit financiar të shkaktuar nga vepra penale.

Dy nga 35 personat e arrestuar për mashtrim financiar me call centerat administratori izraelit Rafael Genish dhe drejtori IT Eljon Frano u lanë nga Gjykata në masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimit.

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën “arrest në shtëpi” për 15 supervizorët dhe 16 për operatorët e kompanisë acc center për të cilët është vendosur masa detyrim paraqitje.

Seanca u zhvillua të hënën ndërsa numri i lartë i të arrestuarve bëri që Gjykata e Tiranës, të merrte sallën e Gjykatës së Posaçme.

Sipas akuzës rreth 2400 shtetas të huaj që kanë renë pre e mashtrimit, me premtimin e investimit të parave në bursë, ndërkohë që u është shkaktuar dëm disa miliona euro.

2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.

Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“.

Ndërkohë avokatët kanë kërkuar masa më të lehta me argumentin se Prokuroria nuk ka përcaktuar se sa është demi i shkaktuar nga të arrestuarit ndaj personave të dëmtuar jashtë Shqipërisë.

Denoncimi për këtë çështje mësohet se është bërë nga policitë e disa vendeve të BE.