Dëmtime në fidra, moti i keq lë pa energji disa fshatra në Gjirokastër

Moti i keq i keq me shira të rrëmbyeshëm në Qarkun e Gjirokastres përgjate 24 orëve të fundit, ka krijuar probleme serioze në furnizimin me energji elektrike për disa zona.

Burime zyrtare konfirmojnë se OSHEE Rajoni Gjirokastër ka konstatuar defekte serioze në katër fidra të linjës 10 kV.

Konkretisht ka mungesë energjie në Kordhocë të Lazaratit, në fshatin Bulo, disa fshatra të Njesise Administrative Zagorie dhe Grapsh në Njësine Administrative Dropull, si dhe në fshatin Maricaj Njësia Administrative Buz.

Grupet e OSHEE Rajoni Gjirokaster ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga koha e keqe.