Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 51-vjeçari në Sarandë

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë shtetasi Th.V, banues në lagjen Nr.3 Sarandë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Edhe në Lushnje, policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.