Po peshkonte në lumin Drin, zhduket 50-vjeçari në Dibër

Një 50 vjeçar në Dibër prej orëve të pasdites ka humbur kontaktet me familjarët  dhe nuk është kthyer në banesë.

Sipas policisë, denoncimi është bërë nga banorët e fshatit Fushë-Alie.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur 'Rrethas', buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat 'Shqiponja', kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.