Përroi del nga shtrati, izolohen banorët në Lazarat

Moti i keq me reshje intensive shiu ka krijuar probleme në vend.

Kjo është situata mëngjesin e sotëm në fshatin Lazarat ku përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati.

Për pasoje prej dy ditësh banorët e lagjes "Lënxat" ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e fshatit.

Rruga Gjirokastër-Sarandë është momentalisht e bllokuar. Në një pjesë të këtij segmeni pranë Bistricës ka rrëshqitje të dheut për shkak të motit me reshje shiu intensive.

Ndonëse ka punonjës të kompanisë që kryen mirëmbajtjen, zhbllokimi i rrugës është i vështirë pasi nevojiten mjete shtesë.