Aksident në Tepelenë, "Benzi" del nga rruga dhe bie në greminë, plagoset drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2021, 22:17
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në një rrugë, pranë fshatit Bënçë të Tepelenës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 50 metra lartësi, për pasojë është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit është transportuar për në Spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
